Pyetja:

Kur thirret ezani për sabah, muezini thotë në ezan: “es-salatu khajrun min en-neum” (namazi është më i mirë sesa gjumi). Nëse falem i vetëm e jo me xhemat, a duhet të them es-salatu khajrun min en-neum gjatë ezanit, apo jo?

***

Përgjigjja:

Po, duhet të thuash “es-salatu khajrun min en-neum”, sepse s’ka dallim në ezan, qoftë kur personi thërret ezanin i vetëm, qoftë kur ka njerëz tjerë përreth, dhe sepse kjo është pjesë e frazave të ezanit të cilat janë urdhëruar për ezanin e sabahut.

Fetawa el-Lexhneh ed-Da’imeh (6/61)