Pyetje:
Cila është lutja për të cilën u përbetua i Dërguari Muhammed ﷺ se kush lutet me të, Allahu ﷻ do t’ia lehtësojë atij besimtari gjendjen?
Përgjigjja:
Ajo është duaja me të cilën u lut Junusi alejhis-selam në brendësinë e balenës:
لَا إِلَٰهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ
“La ilahe il-la Ente subhaneke in-ni kuntu minedh-dhaalimiin”
“Nuk ka Zot (të vërtetë që meriton adhurimin) përveç TEJE (o Allah) I Patëmeta/I Lartëmadhëruar je Ti, unë me të vërtetë isha nga zullumqarët (mëkatarët)”.
Mos harro vëlla i dashur dhe motër e nderuar se i Dërguari ﷺ u përbetua për këtë lutje prandaj e meriton t’i kushtohet kujdes!
Hoxhë Ardian Elezi




