Pyetja: “A më lejohet mua si babë të shikoj se çfarë mbajnë fëmijët e mi në celularët dhe në kompjuterët e tyre, nëse frikësohem se ka diçka të keqe në to?”
Përgjigjja (Shejh Feuzan):
“Po, kjo është obligim për ty. Ti duhet t’i kontrollosh dhe t’ishikosh se çfarë ka aty. Sa e sa herë ju kam thënë që të mos u blini fëmijëve tuaj celularë, të cilët kanë edhe tjera funksione pos bisedës.
Mos harroni se ata (‘celularët e mençur’) janë shkak i rrjedhës së të këqijave të shumta dhe ndalesave. Mos u blini atyre lloje celulare të tillë!”
Pyetja e dytë:
“Disa thonë se veprime të tilla të babait janë nga llojet e spiunimit të ndaluar. A është kjo e vërtetë?”
Përgjigjja (Shejh Feuzan):
“Kjo është thënie e kotë. Babai është urdhëruar që t’i edukojë fëmijët e tij dhe të kujdeset për ta. Kjo është detyra e tij dhe nuk ka të bëjë fare me spiunimin. Kjo është një detyrë me të cilën Allahu e ka detyruar. Sot është kohë sprovash e një ndër to është edhe ajo që e thonë disa:
‘Nuk duhet t’u thoni asgjë fëmijëve tuaj, grave e bijave, kjo është dhunë ndaj familjes.’
Lëri ata të bëjnë çfarë duan, mos ndërhyj në punët e tyre, sepse kjo është dhunë ndaj familjes. Vetëm tek Allahu mbështetemi!
Ata nuk duan që njerëzit t’i kryejnë detyrat e veta, në mënyrë që çdokush ta bëjë atë që dëshiron.”




