Pyetja:
A është e nevojshme të bëj sexhde të harresës, kur të harroj duanë e Kunutit dhe kur të harroj të këndoj me zë në namazin në të cilin duhet të këndohet me zë?
***
Përgjigjja:
Lavdi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.
Kur personi harron të thotë duanë e Kunutit në namazin e witrit apo kur nuk këndon me zë në namazin ku duhet kënduar me zë, ai s’është i obliguar të bëjë sexhde të harresës. Nëse e bën këtë sexhde, s’prish punë, meqë sexhdeja e harresës për lënien e një suneti është e lejueshme, por s’është e obligueshme.
Shejh AbdulAziz Ibn Baz, “Fetaua Nur ala el-Derb”, 2/852