Pyetja:

Një shok i imi, i cili është shumë i përpiktë në faljen e namazit, konsideron se falja e namazit është e lejueshme edhe kur dielli është duke perënduar. Ai mbështet mendimin se falja e namazit gjatë perëndimit apo lindjes së diellit s’është gjynah, por mund të jetë vetëm e urryer (mekru)… Ju lutem, nga trego se a është mekru apo gjynah falja e namazit në këto kohëra dhe pse.

***

Përgjigjja:

Është mustehab (e pëlqyeshme) që namazet nafile të falen në çdo kohë, përveç në kohët kur namazi s’është i lejuar. Këto kohëra janë prej namazit të sabahut deri kur dielli ngrihet në gjatësinë e një shtize; nga mesdita deri kur dielli të ketë kaluar zenitin, gjë që ndodh në mesditë për nja pesë minuta para se dielli të mbërrijë zenitin; dhe nga namazi i ikindisë deri në perëndimin e diellit. Ajo çka mendohet me këtë është namazi të cilin personi e fal i vetëm. Pra, mbasi të ketë falur ikindinë, për të është haram të falet, derisa të perëndojë dielli, përveç në raste të veçanta, kur kjo s’është haram. Arsyeja përse kjo (falja në këto kohë) nuk lejohet është që t’i shmangemi çfarëdo shëmbëllimit me jobesimtarët të cilët i bien (e adhurojnë) në sexhde diellit kur ai lind si shenjë përshëndetjeje ndaj tij dhe për të shprehur gëzimin e tyre, dhe ata i bëjnë sexhde në shenjë lamtumire kur ai të perëndojë. Pejgamberi ﷺ donte t’i ndalonte të gjitha gjërat që mund të çojnë në shirk apo që ngërthejnë në vete ngjasim me idhujtarët. Sa i përket ndalimit dhe faljes kur dielli është afër zenitit të tij, kjo është sepse në këtë kohë Zjarri i Xhehenemit intensifikohet, siç është transmetuar nga Pejgamberi ﷺ, kështu që ne duhet të përmbahemi nga falja e namazit në këto kohëra.

Shejh Ibn Uthejmini, “Fetaua” 1/354