Pyetja:
Një person i bashkëngjitet imamit në teshehudin e fundit. A është e mjaftueshme që ai të recitojë teshehudin, apo të dërgojë salavate mbi Pejgamberin ﷺ dhe të lutet? Dhe cila është dëshmia për këtë?
***
Përgjigjja:
Nëse ai e zë imamin në teshehud, duhet t’i bashkëngjitet atij dhe ta recitojë teshehudin deri në fund, sepse ai u ul në këtë pozitë për ta pasuar imamin, kështu që ai duhet ta pasojë atë në ulje dhe në dhikrin e caktuar në të. Nëse ai e bën vetëm teshehudin e parë, shpresoj që s’ka gjë të keqe në këtë, por është më mirë të vazhdohet dhe të kryhet ai. Kjo mbulohet nga përgjithësimi i fjalëve të Pejgamberit ﷺ: “Çfarëdo që zini (në namazin me xhemat), faleni”. [1]
“Nëse dikush nga ju vjen në namaz ndërsa imami është në një pozitë, ai duhet të veprojë njësoj si imami”. [2]
Shejh Muhamed Ibn Uthejmin, “Fetaua Islamije”, vëll.2, fq. 226
——————————
[1] Muslimi nr. 602 dhe 603
[2] Tirmidhiu, nr. 591