Pyetja:

Cili është raporti mes shkencës së fikhut dhe asaj të Hadithit? A duhet që një muhadith (dijetar i shkencës së Hadithit) të jetë fakih (dijetar i jurisprudencës islame), apo vetëm muhadith?

***

Përgjigjja:

Fakihut i duhet të jetë edhe muhadith, kurse muhadithi s’i duhet të jetë një fakih. Kjo meqë muhadithi me automatizëm është edhe fakih, për shkak të natyrës së gjendjes së tij. A e studionin fikhun Sahabët e Pejgamberit ﷺ, apo jo? Dhe cili ishte fikhu që ata e studionin? Është ai të cilin e merrnin nga i Dërguari i Allahut ﷺ (dmth hadithi). Pra, ata, në fakt, e studionin Hadithin. Sa u përket fukahave (shumësi i fakih) që studiojnë opinionet e dijetarëve dhe fikhun e tyre ndërsa nuk e studiojnë Hadithin, atyre duhet t’u thuhet:”Ju duhet ta studioni shkencën e Hadithit”. Kjo meqë ne s’mund të përfytyrojmë një fikh të saktë pa dijen e Hadithit, pa i mësuar përmendsh hadithet, pa i verifikuar ato dhe pa i cilësuar si të dobëta (apo ndryshe). Njëkohësisht, ne s’mund të përfytyrojmë të ketë një muhadith i cili s’është edhe fekih. Kështu, Kurani dhe Suneti janë burime për tërë fikhun. Sa i përket fikhut që njihet sot, ky është një fikh dijetarësh e jo një fikh i Librit dhe Sunetit. Po, ka një pjesë nga ai që gjendet në Libër dhe në Sunet, por një pjesë e tij përbëhet krejtësisht nga opinionet dhe deduktimet e dijetarëve. Mirëpo, në shumë nga këto (opinione) ka kundërshtime me Hadithin, sepse ata nuk ishin në gjendje të përfshinin tërë dijen e tij.

Shejh Muhamed Nasirud-Dîn Albani
Revista el-Asâleh, numri 7