Pyetja:
Cila është domethënia e hadithit: “Kush që largohet nga Suneti im, nuk është i imi”? A bie personi në këtë kategori, kur nuk fal namazet sunet, të cilat vijnë përpara dhe pas namazeve të obligueshme?
***
Përgjigjja:
Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: “Kush që largohet nga Suneti im, nuk është i imi.” [1]
Kjo do të thotë që kush tërhiqet nga rruga ime që unë ndjek, s’është i imi. Kjo, ngaqë ata
kanë zgjedhur rrugë tjetër, përveç rrugës së të dërguarit të Allahut ﷺ.
Namazet vullnetare nuk kanë të bëjnë me këtë hadith. Moskryerja e tyre nuk bëhet me
synimin për t’u larguar nga Suneti i të dërguarit, ﷺ. Por, meqë këto akte janë vullnetare e jo të detyrueshme, Allahu ua lejon njerëzve që t’i mos kryejnë. Pra, ka dallim mes atij që lë udhëzimin e pejgamberët, ﷺ, duke u tërhequr nga ai, dhe atij që nuk e ndjek, për shkak të përtacisë, apo për shkak se Allahu i plotfuqishëm ia ka lejuar këtë.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Islamije”, vëll.7, faqe 168
Përktheu: Suad Shabani
——————–
[1] Buhariu dhe Muslimi