Pyetja:

U zgjova në mesnatë dhe bëra dua që Allahu të më forcon imanin dhe të më bën nga gratë e ndershme dhe të devotshme. Pastaj rashë në gjumë dhe pashë në ëndërr një grumbull njerëzish, u afrova dhe i pyeta se për çka janë grumbulluar? Më thanë: “shiko atë tym te zi që po del nga toka dhe që e ka mbulu diellin.” Mora telefonin për t’i lajmëruar vëllaut tim por në telefon më doli i mallkuari .. dhe ja tani erdhi pranë, ishte shumë i gjatë dhe mendoja që ishte Dexhalli, ama ai nuk e kishte një sy të verbër, ndonjëherë u largojke dhe prapë vinte, unë mendoja se si ishin kushtet që të mbrohemi nga dexhalli dhe fillova të lexoi Kuran, por nuk di shumë dhe mbeta, dhe më tha e tash që nuk dike më shumë Kuran? I thashë unë nuk di Kuran ama unë e kam mbrojtës Allahun, nuk ka mbrojtës më të mirë se Ai. Nëse mundesh të më thoje diç për këtë ëndërr çka është kjo ëndërr?
Allahu na mëshiroftë dhe na i faltë gabimet, Allahu na pastë nën kujdesin e tij se pa dyshim pa ndihmën e Allahut ne jemi të humbur.

***

Përgjigjja:

Të shohësh Dexhallin në ëndërr nuk ka interpretim të mirë për besimtarin/en, sepse Dexhalli është armiku i tij, dhe në ëndërr ai zakonisht interpretohet për gënjeshtër dhe gjëra të papëlqyeshme që mund të ndodhin, ose tregon për ndonjë armik hipokrit që mund të kesh, por mos u frikëso, sepse ti ke Allahun Mbrojtës, dhe nuk ka për të ndodhur asgjë e keqe me lejen e Allahut, por përkundrazi, do ta largosh atë të keqe me mbështetjen tek Allahu dhe me afrimin tek Ai me adhurim e dhikër. Allahu është i Mbrojtësi më i Mirë.

Hussein Seraxh