Pyetja:

E kisha një pyetje: Si duhet të vishen vajzat para babait apo vëllait kur ndodhen në shtëpi?

***

Përgjigjja:

Para babait, vëllezërve dhe grave të tjera muslimane, gruas i lejohet të zbulojë ato pjesë të trupit që zakonisht pranojnë zbukurim, siç janë flokët, gusha, duart, parakrahet, kërciqet e këmbëve. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Dhe të mos ua zbulojnë stolitë e tyre askujt tjetër përveç fëmijëve të tyre, prindërve të tyre …” (En Nur, 31). Këtë koment ka bërë shejh Meshur Hasen, kur është pyetur për kufijtë e avretit të gruas para grave të tjera dhe para mahrameve të saj (babait, vëllait, etj).