Pyetja:
Këndimi i ezanit në vesh pasi që të lind foshnja, ku Tirmidhiu nr. 1514, i cili thotë Hasen sahih, edhe shejh Albani e ka konsideruar sahih et Tirmidhij nr. 1224. A është i vërtetë ky hadith?
***
Përgjigjja:
Është transmetuar një hadith nga Ebu Rafi, i cili thotë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ të thërriste ezanin në veshin e Hasen ibën Ali, kur e lindi Fatimja (radiallahu anha).” Përfundimi më i saktë është se ky hadith nuk është i saktë, por i dobët. Në fillim, shejh Albani e ka konsideruar të mirë (hasen), në librin “El Irva” 1173, “Ebu Daudi” 5105, “Tirmidhiu” 1514, “Ed Daife” 1/493-494. Por më pas e ka konsideruar të dobet këtë hadith, në librin “E sakta e fjalës se bukur” fq.162 dhe në librin “Ed Daife” 6121.