Pyetja:

Është haram me e pi duhanin, mirëpo me u fal me paket të duhanit në xhep, a ja dëmton namazin personit në fjalë?

***

Përgjigjja:

Duhani është haram që të pihet apo të bëhet tregti me të, por në rastin e pyetjes, namazi i personit që pi duhan është i saktë, edhe nëse ai e ka paketën e duhanit në xhep gjatë namazit, sepse ndalimi i duhanit nuk ka lidhje me shtyllat dhe vaxhibet e namazit, dhe nëse personi i plotëson ato, ai e ka namazin në rregull, kurse për duhanin që pi merr gjynahun dhe dëmton shëndetin e vet, gjë e cila mund të çojë deri në sëmundje serioze madje deri në vdekje. Prandaj, veçanërisht muslimanët, duhet sa më parë t’i japin fund pirjes së duhanit, duke ju mbështetur Allahut të Madhëruar dhe duke kërkuar ndihmë prej Tij që ta lenë duhanin dhe të fitojnë kënaqësinë e Allahut dhe ruajtjen e shëndetit të tyre.