Pyetja:

A është e vërtetë që është e ndaluar shtrihemi apo të flejmë përmbys (me bark), se shejtani ashtu flen e ne nuk bën ta emitojmë?

***

Përgjigjja:

Gjumi ose shtrirja përmbys është diçka e papëlqyer dhe e urryer nga Allahu i Madhëruar, siç ka ardhur në hadith të saktë:

Tahfe ibn Kajs el Gafari thotë: “Ndërkohë që isha i shtrirë përmbys në xhami prej magjisë, një burrë më preku me këmbën e tij dhe më tha: “Këtë lloj shtrirje Allahu e urren!” Ngrita kokën, dhe pashë se ai ishte i Dërguari i Allahut ﷺ.” Kjo fetva është dhënë nga Komisioni i përhershëm i fetvave (el lexhne ed daime), me nr. 19313.

Në një transmetim tjetër nga Ebu Hurejra, thuhet se Pejgamberi ﷺ kaloi pranë një burri të shtrirë përmbys dhe e luajti me këmbë, pastaj i tha: “Këtë lloj shtrirje Allahu nuk e do.” [2]. Kurse hadith ku të permendet se në këtë mënyrë fle shejtani, nuk ekziston.

Përmendim këtu se fjetja përmbys nuk bën mirë as për shëndetin e njeriut, por në raste kur njeriu është i sëmurë dhe nuk mund të qetësohet veçse duke qenë përmbys, atëherë i lejohet atij në këtë rast.

Kështu kanë dhënë fetva Komisioni i Përhershëm për Fetva nr. 19313 dhe shejh Ibn Uthejmini në “Nurun ala Derb”, në faqen nr. 36.

Allahu është i Gjithëdijshmi dhe vetëm në Dorën e Tij është suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë ﷺ, familjen, shokët dhe të gjithe ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit!

——————————

[1] Ebu Davudi 5040. El Xhamiu es Sagir 4035

[2] “Sahihu et Targib” 3079