Pyetja:

Kam probleme me namazin e sabahut. Më ndodh shpesh që në ëndërr shoh që e kam falur sabahun dhe pastaj kur është koha për t’u falur, kam ndjenjën që e kam mbaruar namazin dhe bie për të fjetur. Kur zgjohem nga gjumi, më kujtohet që nuk e kam falur, por ka qenë vetëm një ëndërr. Kam dëshirë të di komentet tuaja për këtë çështje, pasi kjo po më mundon tërë ditën dhe natën, që nuk po mundem ta fal sabahun. Më shpjegoni për këtë që po më ndodh dhe më këshilloni nëse keni mundësi.

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sipas problemit që keni ngritur ju, shihet shumë qartë se ju keni gjumë të rëndë dhe si rezultat i saj ju mendoni se e keni falur namazin, edhe pse në realitet ju nuk jeni falur ose mund të jenë ëndrra nga shejtani i mallkuar, në mënyrë që të të pengojë nga falja e namazit të sabahut me kohë. Ajo që obligohesh ti është të porositësh dikë nga anëtarët e familjes apo shoqërisë që të kujdesen për ty, kurse për ato ditë që të kanë kaluar, e kompenson dhe s`ke ndonjë mëkat inshallah.
Allahu e di më se miri.

Redaksia e Albislam