Pyetja:
A lejohet fjetja dhe intimiteti me të fejuarën, para martesës?
Përgjigja:
Fjetja me të fejuarën pra kam për qëllim intimitetin, bazuar në dijen time fetare mendoj se ajo assesi nuk lejohet aq më tepër në format në të cilat disa të fejuar në vendin tonë mundohen ta bëjnë ku për shkak të rrethanave të vendit veprojnë mu si të ishin dy injorantë dhe zinaqarë duke u larguar së pari fshehurazi nga familjarët e tyre e pastaj duke marrë dhoma me qira nëpër vende ku zakonisht shkojnë vetëm jo të ndershmit apo duke përdorur banesa të huaja për gjëra të tilla.
Sikur kjo vepër të ishte e lejuar në traditën e vendit atëherë nuk mendoj se askush prej të fejuarve nuk do të sikletohej aq shumë sa të fshihej me të madhe por do të ishte i qetë m’u sikur atë natë kur futet dhëndër para syve të krejt botës.
Ka edhe më keq se kjo, vepra të tilla kanë sjellë dëme edhe deri në ndarje dhe shkurorëzim, bile edhe në shtatëzani, ku pas marrëdhënieve të tilla apo pas shtatëzanisë para martesore vajza është shkurorëzuar nga i fejuari i saj e pastaj po e njëjta vajzë apo i njëjti prind i cili ka lejuar punë të tilla (nëse vajza i ka bërë ato punë me dijen e prindit) kanë vrapuar tek hoxha për një zgjidhje sa më serioze dhe hakmarrje sa më të dhimbshme, por për fat të keq ka qenë vonë, ngase çdo gjë veçse ka përfunduar tashmë. Secili prind le ta mendojë një rast të tillë në vajzën e tij e pastaj le t’ia mësojë nxënësve të vet apo le t’u japë fetva se lejohet.
Allahu e di më së miri!
Hoxhë Lulzim Susuri