Pyetja:

Çfarë domethënie kanë emrat: Asira, Reisa dhe Jasira dhe a bën të emërtohet vajza me ndonjërin nga këta emra?

***

Përgjigjja:

Emri ‘Asira’ do të thotë: “diç e vështirë, e mundimshme”. ‘Jesira’ ka kuptimin e kundërt me ‘Asira’, që do të thotë: “diç e lehtë”, kurse ‘Reisa’ do të thotë: “lidere, kryetare, udhëheqëse etj”.

Shikuar nga aspekti kuptimor, Jesira apo Jasira do të ishte emri më i përshtatshëm nga këta tre, duke bërë me dije se Asira nuk është i preferueshëm.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku