Pyetja:

Desha t’ju pyes se çfarë kuptimi kanë emrat Dafina dhe Liridon dhe a janë emra islamë?
Allahu ju shpërbleftë!

***

Përgjigjja:

Dafinë dhe Liridon janë emra shqiptarë, që kuptimin do t’ia dinte çdo njeri dhe nuk do të kishte nevojë të pyetet hoxha për ta, por sido që të jetë, po sqaroj kuptimin e tyre, duke u mbështetur në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe.

Dafinë do të thotë: Dru a shkurre që rritet në vendet mesdhetare, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, që bën kokrra të vogla me ngjyrë të errët; lar.

Liridon: personi që e do lirinë, që ka liridashje.

Nuk mund të thuhet se janë emra të këqij, pasi kuptimi i tyre është i mirë dhe pozitiv.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku