Pyetja:

A është e lejuar që dy shokë në një vend pune të merren vesh që tjetri ta bën punën e këtij dhe të nënshkruaj, i pari shkon më herët në shtëpi, ndërsa tjetri e ka marrë përsipër punën dhe nënshkruan për të?

***

Përgjigjja:

Muslimani duhet të jetë njeri i besës, fjalës dhe marrëveshjes. Atë që e thotë dhe që e premton duhet ta zbatojë. Muslimani është i obliguar që ta zbatojë marrëveshjen që e ka nënshkruar me dikë dhe mos bëj lajka e dredhi që ta neglizhojë. Nisur nga kjo, punësimi është marrëveshje ndërmjet punëtorit dhe punëdhënësit me kushte të caktuara. Për atë, thyerrja e një kushti është thyerrje edhe e marrëveshjes, ndërkaq i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ”Muslimanët u përmbahen kushteve që i parashtrojnë.” Poashtu, në një hadith tjetër ka thënë: ”Kush na mashtron, nuk është prej nesh.” [1]

Kjo formë e veprimit është mashtrim ndaj punëdhënësit dhe dalje prej kornizave të marrëveshjes për punë, për atë edhe nuk lejohet që të bëhet. Kur është nënshkruar marrëveshja, është nënshkruar që t’i të punosh, e jo tjetri të punon për ty, dhe ti nuk ke të drejtë që të bësh marrëveshje tjera për gjëra që nuk i ke në ingerenca dhe nuk ke autorizim. Ti je vetëm punëtor dhe duhet ta bësh bunën që të është dhënë, e jo të angazhosh tjerë ta bëjnë punën tënde.

Ti mund të bësh diçka të tillë vetëm pasi të kërkosh leje prej menaxherëve përkatës, apo ti mund ta bësh një veprim të tillë, nëse në marrëveshje ekziston diçka e këtillë, apo punëdhënësi ka dhënë leje për zëvendësime nëse ndonjëri ka punë. Përndryshe, nëse nuk ka kushte të këtilla apo leje konkrete, nuk guxon ta bësh një veprim të këtillë.

Allahu e di më së miri.

Dr. Bashkim Aliu

———————

[1] Tirmidhiu