Pyetja:
A është e vërtetë se deri në Ditën e Kiametit asnjë njeri nuk hyn as në xhenet e as në xhehenem?
***
Përgjigjja:
Po, kjo është e vërtetë. Asnjë njeri nuk hyn as në xhenet e as në xhehenem deri në Ditën e Kiametit.
Pas dhënies së llogarisë dhe përfundimit të gjykimit dhe pasi ta kalojmë Siratin, do të vijë koha për të hyrë në xhenet.
I pari që do të hyjë në xhenet është Muhamedi ﷺ, pastaj të tjerët me radhë.
Enes bin Maliku r.a. thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “I afrohem derës së xhenetit dhe kërkoj që të më hapet. Roja e tij thotë: “Kush je ti?” I them: “Muhamedi”. Thotë: “Unë jam urdhëruar që (këtë derë) të mos ia hap askujt tjetër para teje.” [1]
Allahu e di më së miri.
Dr. Shefqet Krasniqi
———————-
[1] Muslimi, nr. (197) 333