Koha e bërjes obligim të agjërimit të muajit Ramazan

87. I nderuar hoxhë! Kur është bërë obligim agjërimi i muajit  Ramazan?

Përgjigjja: Agjërimi i muajit Ramazan është bërë obligim në vitin e dytë pas shpërmguljes në Medinë, ndërsa Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka agjëruar nëntë muaj Ramazan.

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “I Dërguari i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka agjëruar nëntë Ramazane, ngase agjërimi i tij është bërë obligim në muajin Shaban sipas hixhretit, ndërsa i Dërguari i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka ndërruar jetë në muajin Rebiul evvel të vitit njëmbëdhjetë sipas hixhretit.”[1]

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

————————————————————

[1] El-Mexhmu’u, 6/250.