Pyetja:
E kam djalin e sëmurë dhe më ka ofruar ndihmë një shoqatë e krishterë. A bën të pranohet kjo ndihmë?
***
Përgjigjja:
Në parim nuk ka asnjë pengesë që muslimani të pranojë ndihmë apo dhuratë nga një jobesimtar dhe anasjelltas, nuk ka pengesë që muslimani ta ndihmojë një jobesimtar, ngase përderisa jetojmë në paqe, atëherë secili njeri pa marrë parasysh përkatësinë fetare duhet të kontribuojë në të mirë të shoqërisë njerëzore.
Në rastin konkret, pranimi i ndihmës prej ndonjë shoqate të krishterë për mjekimin e djalit tuaj është e lejuar, por duhet të jeni syçelë dhe të keni kujdes ngase zakonisht në agjendën e shoqatave të këtilla, krahas ndihmave humanitare, është edhe përhapja e fesë së tyre.
Nuk duhet lejuar që të pranoni ta shëroni trupin në këmbim të prishjes së shpirtit, e në këtë rast shëndeti i shpirtit është feja e Allahut, respektivisht Islami.
Allahu e di më së miri.
Dr. Shefqet Krasniqi