Pyetja:
A bën t’u blej fëmijëve të mi me paratë që ka lënë personi i vdekur?
***
Përgjigjja:
Kur dikush vdes, e drejta për shfrytëzimin e pasurisë së tij kalon tek trashëgimtarët e tij legjitimë.
Prandaj nëse ju apo fëmijët tuaj jeni trashëgimtarët e të vdekurit, atëherë pasurinë që ka lënë i vdekuri keni të drejtë ta shfrytëzoni sikurse çdo pasuri tjetër hallall.
Mirëpo nëse ju nuk jeni trashëgimtarët e të vdekurit, atëherë atë pasuri nuk keni të drejtë ta përdorni për nevojat tuaja, e as t’u blini diçka fëmijëve tuaj ngase ajo pasuri është e huaj dhe ju obligoheni që pasurinë që ka lënë i vdekuri t’ia dorëzoni trashëgimtarëve të tij legjitimë.
Allahu e di më së miri.
Dr. Shefqet Krasniqi