Pyetja:
Për cilat gjëra duhet të themi inshaAllah dhe për cilat nuk duhet?
***
Përgjigjja:
Për çdo gjë të ardhme më mirë është të thuash: “InshaAllahu” (Në dashtë Allahu), sepse Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër!” Vetëm (nëse i shton) në dashtë Allahu (InshaAllahu)!” (Kehf: 23-24)
Ndërsa për çështje të së kaluares nuk thuhet: “InshaAllah”, përveç nëse dëshiron të tregoj shkakun. P.sh., dëshiron të tregojë se kjo ndodhi me lejen e Allahut, atëherë nuk ka problem.
Allahu e di më së miri.
——————————————-
Shejh Uthejmini, “Kushtet e fesë”, (fq.75)