Pyetja:
A jemi të obliguar të themi çdo herë besmelen para abdesit?
***
Përgjigja:
Besmelaja para abdesit nuk është vaxhib [1]. Imam Ahmedi, ka thënë: “Nuk ka ndonjë transmetim të vërtetë nga Pejgamberi ﷺ, lidhur me besmelen para abdesit.” Allahu e di më së miri.
Shejh Ibn Uthejmin, “Kushtet e fesë”, (fq.195)
——————————————-
[1] Vaxhib, obligim