Pyetja:
A është obligim memorizimi i Kuranit për çdo musliman?
***
Përgjigjja:
Memorizimi i tërë Kuranit është obligim i shoqërisë muslimane, por nuk e ka detyrë çdo individ musliman. Memorizimi i pjesëve të Kuranit është nga adhurimet më të vlefshme. Kjo vlerë i shtohet akoma më tepër nëse muslimani e vë në jetë atë që memorizon, i zbaton dispozitat e tij dhe ndjek normat që mëson në të.
Komisioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike
Përktheu: Shuajb Rexha