Pyetja:

Çfarë janë hadithet kudsije dhe pse quhen të tilla?

***

Përgjigjja:

Hadithet kudsije janë ato thënie të cilat i përcjell i Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ nga Zoti i tij, nëpërmjet Xhibrilit alejhi selam, ose shpallje e drejtpërdrejtë në gjendje zgjimi, ose në ëndërr. Kudsije rrjedh nga fjala kuds që do të thotë: pastërti dhe dëlirësi. Hadithet kudsije i dedikohen Allahut, i Cili ndër emrat e Tij të bukur ka emrin el Kud-dus që do të thotë: I Dëlirësuar nga çdo e metë dhe mangësi.

Komisioni i Përhershëm për Fetva dhe Studimeve akademike

Përktheu: Shuajb Rexha