Pyetja:
A lejohet urimi i festave të jomuslimanëve?
***
Përgjigjja:
Urimi jomuslimanëve festën e krishtlindjeve apo festat e tjera fetare të tyre është haram me konsensus, ashtu siç e përmend Ibn Kajimi ku thotë: “Sa i përket urimit të ceremonive që janë specifike për jobesimtarët është haram me konsensus, sikur: t’ua urojë festat e tyre dhe agjërimin, e të thotë: ‘Përhajr të qoftë festa!’ apo ‘Urime të qoftë kjo festë!’ dhe shprehje të tjera. Në këtë rast, uruesi në rast se shpëtoka prej kufrit, të paktën është haram dhe kjo është sikur t’i urohet atyre rënia në sexhde për kryqin. Madje, kjo është mëkat edhe më i rëndë tek Allahu dhe më i urryer se ta urosh se e pin alkoolin apo se ka vrarë dikë apo sa ka bërë zina etj. Shumica e atyre që nuk kanë kurrëfar konsiderate për fenë, e bëjnë këtë gjë, duke mos kuptuar shëmtinë e veprës që ka bërë. Ai që uron dikë për një mëkat apo bidat apo kufër e ka ekspozuar veten ndaj zemërimit të Allahut.” [1]
Urimi jobesimtarëve festat e tyre fetare është haram deri në këtë masë për shkakun që e ka përmendur Ibn Kajimi, gjegjësisht se kjo është miratim i riteve të tyre të mosbesimit, pajtim me ta, edhe pse ai nuk e pranon këtë mosbesim për veten e vet. Mirëpo të pajtohet me ritet e mosbesimit dhe t’ua urojë ato të tjerëve është haram për muslimanin. Kjo sepse Allahu i Lartësuar nuk është i kënaqur me këtë, siç ka thënë: “Nëse ju bëni kufër, dijeni se Allahu vërtet është i pavarur prej jush, megjithatë Ai nuk e miraton kufrin. E nëse ju falënderoni, Ai është i kënaqur me ju.” (Zumer: 7). Gjithashtu ka thënë: “Sot jua kam përsosur fenë tuaj, e kam kompletuar mirësinë Time ndaj jush dhe jam i kënaqur që Islami të jetë feja juaj.” (Maide: 3).
Ti urosh ata për këto gjëra është haram edhe nëse njeriut i bie të përzihet me ta në vend pune, apo jo. Nëse ata na urojnë neve festat e tyre, nuk u përgjigjemi asgjë, sepse nuk janë festa tonat dhe se ato janë festa me të cilat Allahu i Madhërishëm nuk është i kënaqur, pasi që janë të sajuara në fenë e tyre apo kanë qenë legjitime mirëpo janë shfuqizuar me ardhjen e fesë Islame, të cilën Allahu e ka dërguar nëpërmjet Muhamedit ﷺ për të gjitha krijesat dhe ka thënë: “Ai që kërkon fe tjetër përveç Islamit, nuk i pranohet dhe në Botën e Përtejme do të jetë i shkatërruar.” Gjithashtu, përgjigja e muslimanit në ahengun e hedhur për hir të kësaj feste është haram, sepse kjo është edhe më e rëndë se thjeshtë urimi, për shkak të përzierjes me ta në festë. Po ashtu muslimanit i ndalohet t’u përngjasojë jobesimtarëve duke hedhur ahengje me rastin e këtyre festave apo shkëmbimin e dhuratave apo shpërndarjen e ëmbëlsirave ose ushqimit apo lënia e punës (pushimi) etj., për shkak të fjalës së Pejgamberit ﷺ: “Ai që i përngjason një populli, është prej tyre.”
Shejhul Islam Ibn Tejmije në librin e tij Iktidau siratil mustekim ka thënë: “Përngjasimi me ta në disa festa të tyre çon te gëzimi i zemrës me devijimin e tyre. Ndodh që kjo t’i shtyjë të shfrytëzojnë shansin dhe të përbuzin të dobëtit.” Ai që vepron diçka të këtillë llogaritet mëkatar pa marrë parasysh a e ka bërë nga mirësjellja, për të fituar simpati, nga turpi apo për ndonjë arsye tjetër. Kjo, sepse një gjë e tillë llogaritet servilizëm (mudahene) në fenë e Allahut, si dhe është shkak që personaliteti dhe krenaria e jobesimtarëve për fenë e tyre të forcohet. Allahu është garantuesi që t’i forcojë muslimanët me fenë e tyre, t’i furnizojë me stabilitet në të dhe t’u ndihmojë kundër armiqve të tyre. Ai është Fuqiploti dhe Madhështori.
Mexhmu’ fetava we resail Shejh Ibn Uthejmin, 3/369
—————-
[1] Ibn Kajim ‘ Dispozitat për pakicat jomuslimane’