Pyetja:

Meshkujt në cilën dorë duhet ta mbajnë orën?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ.

Për mbajtje të orës preferohet dora e djathtë, por nuk është dispozitë obligative. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), tregon se i Dërguari i Allahut, ﷺ i ipte përparësi të djathtës në çdo gjë.

Hoxhë Zejd Haziri