Pyetja:

Çka të veprojmë pas pendimit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.

Pendimi i sinqertë, pra ai i vërteti është ai i cili për të cilin nuk ka ndonjë ceremoni, por është ai pendim i cili ta ndryshon komplet jetën. Shkurtimisht, ti thuajse shndërrohesh në njeri tjetër.

Allahu i Madhëruar thotë: “Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe.” (Teube: 12)

Njëra prej shenjave të pendimit të dikujt është që ai person mos t’i kryej mëkatet e së kaluarës, mos t’i frekuentojë vendet ku më herët ka kryer mëkate dhe të mos shoqërohet me shoqërinë mëkatare. Prej këshillave më të mira që mund t’iu ipet muslimanëve të tillë është të shkojnë për namaze në xhami dhe të shoqërohen aty me xhematin e xhamisë.

Hoxhë Llokman Hoxha