Pyetja:
Nëse një person është i shtyer në moshë dhe harron shumë por është i fort fizikisht dhe nuk fal namaz. Si është gjykimi për këtë njeri a duhet të fal namaz apo jo?
***
Përgjigjja:
Falenderimi i takon Allahut dhe i dërgojmë selam Pejgamberit Muhamed ﷺ, familjes së tij, shokëve të tij dhe gjithë atyre burrave e grave të cilët e kanë ndjekur dhe pasuar rrugën e tij deri sot e kësaj dite dhe të gjithë ata që vijnë pas nesh deri në Kijamet.
Në islam cështja kryesore e cila merret parasysh sa i përket ngarkimit me obligime e detyra fetare apo mos të ngarkuarit e tij me obligime e detyra fetare është çështja e mendjes, shëndeti mendor dhe jo ai fizik.
Nga kjo Allahu i Madhëruar fëmijët e vegjël nuk i ka ngarkuar shkak i papjekurisë së tyre. Pastaj gjatë jetës njeriut në rast se i bllokohet truri pavarësisht çfarë situate shembull bie në komë apo në gjumë e deri tek çmenduria që mund ta godasë njeriun pezullohen obligimet fetare prej tij.
Atëherë kur njeriun e kapin sëmundjet mendore që njihen në mjekësi, që i bllokohet truri dhe nuk e di se e ka obligim namazin, nuk e di se duhet falur lapsi ngritet prej tij dhe nuk shënon (melaiket nuk shkruajnë veprat e tij). Por duhet pasur parasysh se çmenduria apo siç thuhet në gjuhën letrare të qenit i marrë është dy llojesh: çmenduri afatgjate dhe çmenduri e përkohshme.
Atë të cilin e kap çmenduria afatgjate nga ai bien të gjitha obligimet fetare. Ndërsa personin që e kap çmenduria afatshkurte/e përkohshme, shembull një ditë, një javë, një pjesë kohe, një orë, një stinë, një vit apo e lëshon fare. E para e ka gjykimin e qartë islam kurse e dyta është më e komplikuar dhe ndodh se nganjëherë i kap të moshuarit. Për momentin ai nuk dinë por pastaj kthjellet, shembull zgjohet në mëngjes dhe nuk di pastaj në drekë thotë se nuk e ka falur namazin e drekës por ka harruar se namazin e sabahut nuk e ka falur, çohet e fal namazin e drekës dhe e ka obligim të falet.
Andaj në këtë formë duhet vepruar me personat që e kanë xmendurinë me intervale/ndërprerje nëse i vie vetëdija e këndellet duhet të ia kujtojmë se ka për t’u falur. Po nëse i ka humbur vetëdija nuk ka ngarkesë për t’u falur te Allahu, ngase Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lapsi është ngritur prej tre personave (nuk u shënohen gjynahet): fëmijut derisa të hy në moshën madhore, i çmenduri derisa të këndellet (nëse këndellet përndryshe derisa të vdes) dhe i fjeturi derisa të zgjohet.”
Prandaj Pejgamberi ﷺ na ka treguar se pezullohen obligimet fetare ndaj atij që është i çmendur kështu që edhe nuk duhet t’i bëhet presion atij që është i çmendur ngase Allahu ka dashur dhe ia ka marrur mendjen. Sa ka qenë i këndellur e ka kryer detyrën e tij është falur, falenderimi i takon Allahut. Tani e ka sprovuar Allahu me sëmundje për të nuk ka ngarkesë përpos, e ripërsëris, nëse gjatë kësaj kohe herë pas here këndellet atëherë duhet të ia kujtojmë namazin përndryshe jo.
Dr. Shefqet Krasniqi
Comments are closed.