Pyetja:

A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin fillestar “Allahu Ekber”?

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin ﷺ, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Tekbiri fillestar është rukn – shtyllë prej shtyllave të namazit me pajtimin e gjithë dijetarëve, duke u bazuar në hadithin ku Pejgamberi ﷺ thotë: “Çelësi i namazit është pastërtia, tahrimi i tij (hyrja në të cilën gjërat e lejuara bëhen të ndaluara, si biseda, ngrënia, pirja etj.) është tekbiri dhe tahlili i tij (lejimi i gjërave që janë ndaluar në të, apo dalja prej tij) është selami.” [1]

Dhe tekbiri nënkupton thënien: “Allahu ekber”, e ai i cili nuk e thotë këtë, me apo pa qëllim, namazi i tij nuk është i vlefshëm dhe ai namaz duhet të përsëritet.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

————————————————–

[1] Ebu Davudi dhe shejh Albani këtë hadith e cilëson si të vërtetë.

Comments are closed.