Pyetja:
Kur është më mirë të bëhet dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ
Allahu i Madhëruar thotë: “(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.” (Nur: 36)
“Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.” (Ahzab: 42)
Pejgamberi ﷺ e ka këshilluar një shok të tijin me fjalët: “Gjuha jote le të jetë e lagur gjithmonë me përmendjen e Allahut.” [1]
Koha e dhikrit të mëngjesit fillon kur hyn koha e namazit të sabahut dhe mbaron me lindjen e diellit, ky është mendimi i një pjesë të madhe të selefëve dhe është përzgjedhje e mendimit të Ibn Tejmijes dhe Ibn Kajjimit. Ndërsa koha e dhikrit të mbrëmjes është se fillon pas namazit të ikindisë deri në perëndimin e diellit dhe koha pas perëndimit së diellit nuk e ka të njejtën vlerë me atë para perëndimit të tij.
Hoxhë Ferid Selimi
————————–
[1] Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Hakimi dhe Ibn Hibani
[2] Ebu Davudi nr. 3667
Comments are closed.