Pyetja:
A është sunet apo obligim falja ngjitur me tjetrin në namazin me xhemat?
***
Përgjigjja:
Është prej suneteve të forta dhe shumë të preferuara për t’u vepruar por nuk e prish namazin nëse nuk veprohet, megjithëse është pikë ku duhet treguar kujdes ngase nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), përcillet se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Drejtoni safat e juaj, ngase unë ju shoh edhe nga mbrapa shpinës sime.” Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), thotë: “Atëherë ne bashkonim krahrorin me krahrorin e shokut dhe këmbën me këmbën e tij.” [1]
Shejh Asim El Hakim
————————————-
[1] Shënon Buhariu në Sahih me nr. 725
Comments are closed.