Pyetje:
Jemi në prag të Bajramit të Kurbanit, dhe muslimanët do të vrasin një numër të madh të kafshëve në emër të sakrificës.
Më intereson pyetja, a është kjo në përputhje me humanizmin dhe butësinë në të cilën thirret Islami?
Përgjigjja:
Allahu i Lartësuar thotë: “Te Allahu nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e mirë – e bërë nga ju!” (el-Haxh, 37)
Sipas Islamit, vepra e mirë është e vlefshme tek Allahu, ndërsa mishi nuk do të thotë asgjë. Në fetë e tjera, ata në altarëmbajnë fruta dhe mish, duke ia dedikuar Zotit të tyre.
Nga ana tjetër, kur muslimanët e flijojnë një kafshë përkurban, ata 1/3 ua shpërndajnë të varfërve, 1/3 tjetër të afërmve, dhe pjesën tjetër (1/3) e mbajnë për familjen e tyre.
Kur muslimanët bëjnë sakrificë, ata u sjellin dobi njerëzve të tjerë, u japin atyre ushqim.
A është ndarja e ushqimit, vepër e mirë apo e keqe?A është humane apo johumane?
Sigurisht që është humane dhe e mirë.
Juve po ju mundon pyetja pse muslimanët hanë mish.
Ju mund të jeni musliman të mirë, edhe nëse jeni vegjetarian të pastër.
Nuk është detyrim i muslimanëve të hanë mish.
Mirëpo, nëse Allahu na ka lejuar diçka, pse duhet ta refuzojmë?
“Edhe shtazët i krijoi Ai për ju; me to – ju ngroheni (nga prodhimet e tyre), e keni edhe dobi të tjera, dhe me to – më së shumti ushqeheni.” (en-Nahl, 5)
Shkenca moderne na tregon se mishi është i pasur me vitamina dhe proteina. Mishi është ushqimi i vetëm që i përmban të gjitha proteinat. Trupi i njeriut ka nevojë për 24 aminoacide. Nga 24 prej tyre, 8 nuk prodhohen nga trupi ynë, andajato duhet t’i marrim përmes ushqimit.
Analizoni se çfarë dhëmbësh kanë bimëngrënësit. Ata kanë vetëm dhëmbë të rrafshtë. Mishngrënësit kanë dhëmbë të mprehtë, sepse nuk hanë bimë. Qëndroni para një pasqyrejedhe shikoni dhëmbët. Do të shihni se njerëzit kanë dhëmbë të mprehtë dhe të rrafshtë. Nëse Zoti ka dashur që ne të hanim vetëm ushqim vegjetarian, pse Ai na dha dhëmbë të mprehtë?
Sistemi tretës i bimëngrënësve mund t’i tretë vetëm bimët, jo mishin. Nga ana tjetër, sistemi tretës mishngrënës mbështet vetëm mishin dhe nuk i toleron bimët. Vetëm sistemi njerëzor është i përshtatshëm për të dyja llojet e ushqimit.
Nëse Zoti do të donte që ne të hanim vetëmushqim vegjetarian, pse Ai na dha që të mund të tretim edhe mish edhe bimë?
Përgjigjur nga: Dr. Zakir Naik; Akos.ba
Përkthim: Miftar Ajdini