Pyetje: I nderuari hoxhë! Vallë, do të hyjnë në Xhenet xhinët besimtarë? Nëse xhinët janë të krijuar prej zjarrit, atëherë si do të dënohet xhini jobesimtar në zjarr?

Përgjigje: Nuk ka dyshim se xhinët besimtarë do të shpërblehen në botën tjetër me shpërblimin që e kanë merituar, ndërsa xhinët mosbesimtarë do të dënohen. Allahu i Lartësuar xh.sh. për xhinët thotë: “Ka prej nesh që janë muslimanë, por ka edhe të atillë që janë jobesimtarë. Kush ka përqafuar Islamin, ka zgjedhur rrugën e drejtë, kurse jobesimtarët do të jenë lëndë djegëse të Xhehenemit.” (El-Xhin: 14,15)

Edhe pse ata janë të krijuar nga zjarri, kjo nuk e pengon dënimin e tyre me zjarr, sepse zjarri në botën tjetër është më i fortë sesa zjarri i dynjasë për shtatëdhjetë herë. Ndoshta për ta është përgatitur zjarr i veçantë në të cilën do të dënohen, sepse natyra e ahiretit është krejtësisht e ndryshme nga natyra e kësaj bote.

Shejh ibën Xhibrini