Përgjigjja:
Mbyllja e syve gjatë faljes së namazit është e urrejtur dhe e papëlqyer (mekruh).
Ky veprim bie ndesh me sunetin e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem.
Mirëpo nëse ky veprim bëhet me arsye, ka mundësi që para atij që falet të ketë ndonjë zbukurim në murë apo tepi (shtrojë) apo të ketë dritë të fort në ndonjë moment e si rrjedhojë e këtyre gjërave muslimani mbyll sytë, në këtë rast nuk ka problem.
Ajo që është me rëndësi, është që nëse mbyllja e syve bëhet për ndonjë arsye të arsyeshme, në këtë rast nuk prish punë, ndërsa jashta këtyre gjërave mbyllja e syve në namaz është mekruh.
Ai i cili dëshiron shtjellimin më të thuktë të kësaj mesele (çështje), atëherë le ti kthehet librit të njohur të Ibën Kajimit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!
Allahu është më i Dituri!
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani