Përgjigje: Elhamdulilah. Ngaqë kush e pranon këtë fe faktikisht i dorëzohet Allahut, subhanebu ne teala, e dorëzon veten e tij dhe vepron gjithçka që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i tij, salallahu alejhi ue selem, prej dispozitave dhe largohet nga të gjitha ndalesat që i ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i tij. Allahu, subhanebu ue teala, thotë
“Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që e nënçmon vetveten. Ne e zgjodhëm atë në këtë botë, kurse në botën tjetër ai do të jetë ndër të mirët. Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!” – ai u përgjigj: “Ju përula Zotit të gjithësisë!” (El-Bekare, 130-131)
Gjithashtu Allahu thotë: “Vërtet, ata që i përulen Allahut dhe bëjnë vepra të mira, do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.” (El-Bekare, 112)
[Komiteti i përhershëm për fetva)