Pyetje : Nëse buzëqeshim gjatë namazit, a duhet të vazhdojmë namazin apo ta fillojmë përsëri namazin?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut.
Muslimani duhet të jetë përkushtuar dhe i nënshtruar gjatë namazit të tij dhe duhet të largohet nga çdo gjë që mund ta pengojë të jetë siq duhet i përkushtuar dhe i nënshtruar, ngase përkushtimi(përulësia) është shpirti i namazit. Allahu i lavdëroi besimtarët kur tha:
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit…”[El-Mu’minun1-2]
Pa dyshim, një nga gjërat që e pengon njeriun nga të qenit përulur dhe i nënshtruar në namaz është buzëqeshja gjatë namazit.
Sa i përket vendimit të buzëqeshjes gjatë namazit, ai nuk e prish namazin. Shih el-Mawsou’ah el-Fikhijah, pjesa 27, f. 124.
Ibn Kudame ka thënë: Ibn el-Mundhir tha: Ata u pajtuan njëzëri se e qeshura e prish namazin, dhe shumica e dijetarëve thanë se buzëqeshja nuk e prish namazin. El-Mughni, pjesa 1, fq. 394
Shejhul-Islam Ibn Tejmije ka thënë: Sa i përket buzëqeshjes, ajo nuk e prish namazin, por nëse dikush qesh në namaz atëherë kjo e prish atë. El-Fetaua el-Kubra, pjesa 2, fq. 227
Neveviu ka thënë: Mendimi ynë është se buzëqeshja në namaz nuk ndikon në të. El-Mexhmu’, pjesa 4, f. 22
El-Bahuti ka thënë: Nuk e prish namazin nëse njeriu buzëqesh gjatë faljes. Ky është mendimi i shumicës i transmetuar nga Ibn el-Mundhir. Kashshaaf al-Kinaa’, pjesa 1, f. 402
Duke qenë se nuk e prish namazin, atëherë duhet ta plotësosh namazin dhe të mos e ndërpresh namazin. Por ju duhet gjithsesi të shmangni gjërat që mund t’ju bëjnë ta bëni këtë.
Dhe Allahu e di më së miri.
Solli në gjuhen shqipe pergjigje.net Burimi: Islamqa.info