Përgjigjja: Sidoqoftë, ti duhet t’i bindesh burrit tënd në çfarëdo që ai të urdhëron apo të ndalon, përderisa nuk është mëkat ndaj Allahut, edhe nëse me këtë nuk pajtohen anëtarët e tjerë të familjes, siç është vjehrri apo vjehrra, madje edhe babai apo nëna. Pra, bindja ndaj burrit është më parësore se ndaj çdokujt tjetër.
Ndërsa, sa i përket rastit që është përmendur në pyetje, ti vazhdo të sillesh me butësi dhe mirësi ndaj vjehrrit, edhe nëse ai vazhdon të të bojkotojë. Kurse,sqarimin e kësaj situate duhet ta marrë përsipër burri, pra që ai të flas me babanë e tij dhe t’ia sqarojë se si qëndron puna.
Hoxhë Lulzim Perçuku