E obliguar është të thuhet një herë “subhaneRabbijel ale” kur je në sexhde gjatë namazit, apo “subhaneRabbijel adhim” në ruku. Të thuhen mbi tri herë kjo është sunet. Se a është sunet të thuhen nga tri herë, Shejkh Albani rahimehullah e saktëson hadithin se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka thënë nga tri herë, në librin “Forma e namazit”, edhe pse disa dijetarë thonë
se është i dobët.


Pastaj pasi thuhen tri herë, disa dijetarë kanë thënë se duhet t’i përmbahesh numrit tek. Mirëpo thua sa herë të duash, pa caktuar numër tek apo çift.


Nëse i thua nga tri herë, kjo është sunet, por nëse shton ende, kjo është më mirë, dhe pastaj
nuk përpiqesh t’i numërosh (se sa herë po i thua).


Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem nganjëherë i ka thënë këto dhikre aq sa ka lexuar Kuran gjatë qëndrimit në këmbë, ai ka lexuar gjatë, andaj është vështirë të numërohen se a po i thua tek apo çift. Kështu që i thua sa të duash, mirëpo i shton, ashtu siç ka vepruar ai salAllahu alejhi ue selem.


Shumë njerëz koncentrohen në atë se a po i thonë këto dhikre në numër tek apo çift, dhe si
pasojë nuk përqendrohen në atë se çfarë janë duke thënë në sexhde e ruku (duke mos medituar dhe duke mos u përqendruar në fjalën SubhaneRabbijel ale, apo SubhaneRabbijel adhim).

Hoxhë Lulzim Perçuku