Pyetje: Cili është gjykimi mbi masturbim gjatë ditës në Ramazan? Çfarë duhet të bëjë një person nëse kjo i ka ndodhur disa vite më parë dhe nuk i ka kompensuar ato ditë?

Përgjigje: Masturbimi është i ndaluar si gjatë Ramazanit ashtu edhe jashtë tij. Nëse kjo çon në ejakulim, atëherë agjërimi prishet pasi personi stimulon epshin e tij me masturbim. Kështu, agjërimi është prishur dhe personi ka mëkatuar, duke qenë i detyruar të pendohet menjëherë. Ai duhet të kompensojë atë ditë dhe të japë ushqim për të varfrit për shkak të vonesës në kompensimin e këtyre ditëve.

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
www.perlatmuslimane.com