Pyetja:

Nga çfarë përfiton i vdekuri sipas Islamit?

Përgjigja:

I vdekuri përfiton nga veprat e të tjerëve në disa aspekte:

  1. Kur muslimani lutet për të: Allahu i Lartësuar thotë:
    “Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: ‘Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që Besant. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!'” (Hashr:10)                       Po ashtu, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotë:
    “Lutja e fshehtë e muslimanit për vëllanë e vet është e pranuar, sepse mbi kokë është një melek i detyruar, që sa herë që besimtari bën lutje për vëllanë e vet, meleku thotë: ‘Amin, edhe ty të qoftë e njëjta.’‘(Muslimi)
  2. Larja e borxhit të tij nga kushdo qoftë: Siç përmendët në rastin kur Ebu Katadeja ka larë borxhin e të vdekurit në sasinë e dy dinarëve.
  3. Realizimi i zotimit të tij, qoftë agjërim apo diçka tjetër: Sad Ibn Ubade na përcjell se e ka pyetur Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, dhe i ka thënë: “Nëna ime ka vdekur pa e zbatuar zotimin.” Ai iu përgjigj: “Atëherë ti zbatoje për të.” (Buhariu dhe Muslimi)
  4. Veprat e mira të vepruara nga fëmijët e tij të devotshëm: Allahu, subhanehu ue teala, thotë:
    “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.” (Nexhm: 39) Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotë:
    “Përfitimi më i mirë i njeriut është nga mundi i tij dhe padyshim se fëmijët janë nga fitimi i tij.”(Ebu Davudi)
  5. Kur lë pas vetes gjurma të devotshme apo lëmosha të vazhdueshme: Ebu Hurejre, radijallahu anhu, na përcjell, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur vdes njeriu i ndërpriten të gjitha veprat, përveç tre gjerave: sadakaja rrjedhëse, dituria nga e cila ka dobi dhe fëmija i mirë që lutet për të.” (Muslimi)

Libri: “PËRMBLEDHJE E FIKHUT” / Abdul-Adhim Bedevi