Allahu i Lartësuar ka permendur në ajetin 271 të sures Bekare:

{Nëse i shfaqni lëmoshat kjo është e mirë, por nëse i fshehni ato dhe ia jepni të varfërve atëherë kjo është më e mirë për ju}.                                                                                      

Pra, origjina në dhënien e sadakasë ështe fshehja e saj, por ka raste kur ajo mund të jepet haptas dhe në të këtë ka disa dobi: marrja për shembull nga të tjerët.

– nxitja për garimin në dhënien e sadakasë.

– shtimi i dashurisë ndërmjet njëri – tjetrit.

– mendimi i mirë për njëri – tjetrin.                               

Por nëse njeriu ka frikë për veten e tij nga dyfytyrësia nuk lejohet ta shfaqë.

Allahu thotë ne suren Nisa ajeti 38: {Dhe ata të cilët i shpenzojnë pasuritë apo fitimet e tyre në mënyrë që t’i shohin njerëzit}, kurse në një hadith thuhet se: Zjarri do t’i përfshijë tre lloj personash dhe njëri prej këtyre është  ai që thotë:  Nuk kam shpenzuar vetëm se për hatër të Allahut,  por Allahu Teala i thotë: Ke gënjyer,  gjithashtu melaiket i thone: Gënjeve, ti ke shpenzuar që të tjerët të thonë  që jep lëmoshë, apo që të thonë se je dorëlëshuar dhe vërtetë kjo u tha (kuptimi), dhe ky person ka për qëllim lavdërimin e njerëzve.

Por nëse është i sigurt se nuk e ka nijetin e lavdërimit nga ana e njerëzve, mund ta nxjerrë sadakanë dhe haptas.

Allahu Teala thotë: {Por nëse i fshehni ato dhe ia jepni të varfërve atëherë kjo është më e mirë për ju}. 

Shumë prej të parëve ishin të kujdesshëm ndaj fshehjes së nxjerrjes së sadakasë, sepse kjo gjë është më e mirë për sinqeritetin dhe është larg dyfytyrësisë,  saqë ja jepnin te varfërve  dhe i varfëri nuk e dinte se nga i vinte kjo pasuri.                                                                                                                                                                                                                                                                               /Dobifikh