Qortim do të thotë t’i flasësh dikujt për një faj ose gabim duke i kërkuar të mos e përsërisë më.

Por si t’ia shprehim pakënaqësinë atyre që i duam dhe i respektojmë? Qortimi është sapuni i zemrave dhe gjuha e dashamirëve. Megjithatë, qortimi nuk mund të ketë ndikim, përveç nëse përdoret me efikasitet në një personalitet të duhur që pranon këshillën me zemërgjerësi.

Për të mos i humbur miqtë dhe dashamirët, në momentet këshillimore duhet të ndiqen këta hapa:

  1. Kufizo qortimin: Mos i përsërit fjalët dhe mos insistoni, që pa dashje të mos luani rolin e sulmuesit.
  2. Mos nënvlerëso: Qortimi duhet të jetë i matur dhe i kufizuar në një masë efektive.
  3. Mos shko direkt në akuzë: Mos e vendos mikun në pozitë akuzuese, duke e detyruar të mbrojë veten në mënyrë të padrejtë, e kështu mund të humbasësh mikun pjesërisht ose plotësisht.
  4. Vendosi pikat mbi: Kur ta qortosh mikun, përmbahu nga gjërat që mund ta vënë atë në pozitë të vështirë. Por miqësia duhet të mbijetojë.
  5. Bëhu i sjellshëm: Mos përdor fjalë që nuk përmbajnë kuptim edukativ dhe zgjidh shprehjet me kujdes, duke mos e lënduar mikun.
  6. Qëndro i qetë: Mos e ngre zërin, fol me qetësi dhe pa emocione. Kujto se je duke qortuar, e jo duke u grindur.

Qëllimi i qortimit është shprehja e pakënaqësisë për një sjellje jo të hijshme dhe jo zënka, grindja, pezmatimi dhe ndarja.

Përshtati nga arabishtja: Ulvi Fejzullahu