Kur je duke u falur me xhemat!

Ana e djathtë e safit (rreshtit) është më e mirë sesa ana e majtë, dhe kjo vlen kur të dyja anët janë afër njëra-tjetrës. Por nëse ana e djathtë është shumë e largët, atëherë është më mirë të qëndrohet në të majtë, për sa kohë që ajo është më afër imam-it.

Duke u bazuar në këtë, nuk është e përshtatshme që të gjithë namazlinjtë të grumbullohen në anën e djathtë të imam-it, duke lënë në të majtë vetëm një ose dy persona. Kjo, sepse në rastin e tre personave, është më e udhës që imam-i të jetë mes tyre – njëri në të djathtë dhe tjetri në të majtë – dhe jo që të gjithë të jenë në të djathtë. Kjo tregon se imam-i duhet të qëndrojë në mes të safit ose afër tij.

Përmbledhja:
Ana e djathtë është më e mirë kur të dyja anët janë të barabarta ose të afërta. Por, nëse ana e djathtë është më e largët, atëherë ana e majtë është më e mirë, sepse është më afër imam-it.

Allahu është më i miri që jep sukses.

Referenca:  Mexhmu’u Fetava ue Resail nga Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë).
Përshtati: Fatjon Isufi