Pyetja: Jam vajzë, a e kam haram ndonjeher me puth djalin e motres në buzë? E kam mësuar sepse e dua shumë.
Përgjigjja: Falënderimi i takon vetëm Allahut, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.
Puthja e fëmijëve të vegjël në faqe, kokë, apo vende të tjera, ku zakonisht puthet, është vepër e mirë dhe tregon mëshirë dhe dhembshuri për fëmijët. Edhe i Dërguariﷺi puthte fëmijët, madje ai e qortoi atë beduinin i cili e pyeti se a i puthni fëmijët tuaj? I Dërguariﷺ, tha: Po. Porse ne nuk i puthim (sepse konsiderojmë joburrëri), tha Beduini. Ndërsa i Dërguariﷺia ktheu: E çka të të bëj, kur Allahu e ka larguar mëshirën prej zemrave tuaja!?
Puthja në gojë e fëmijëve që janë shumë të vegjël, nuk ka ndonjë të keqe, mirëpo kur ata fillojnë të rriten, duhet larguar nga kjo praktikë.
Sikurse është mirë që kjo formë e puthjes së tyre të mos bëhet shpesh, që mos t’i mbetet pastaj shprehi edhe kur rriten.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Dr. Rasim Haxha