Pyetje: A duhet të paguhet zekati për stolitë sipas çmimit të blerjes apo vlerës së tyre kur është koha të paguhet zekati për to?

Përgjigje: Zekati për stolitë duhet të paguhet çdo vit. Zekati nuk paguhet sipas çmimit të blerjes por sipas vlerës së tyre kur është koha për të paguar zekatin.

Pra nëse një grua blen ar për 10,000 dhe ky ar e ka vlerën vetëm 5,000 kur është koha të paguajë zekatin për të, ajo paguan zekatin për 5,000. Dhe anasjelltas; nëse ajo blen ar për 5,000 i cili e ka vlerën 10,000 kur është koha të paguajë zekatin për të, ajo paguan zekatin për 10,000 sepse atëherë është obligim pagimi i zekatit për të.

 

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (18/132)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com