Përgjigja:

▪️Duaja ka vlerë të madhe te Zoti i botëve dhe është mundësi për të arritur çdo gjë:
-Njohjen e rrugës së drejtë dhe largimin e dyshimeve,
-Fitimin e të mirave dhe largimin e të këqijave.
-Rrizk dhe begati
-Përkrahje dhe ndihmë
-Sukses dhe triumf.

Djali i Hendeqeve, historia e të cilit është përmendur në suren El-Buruxh nëpërmjet duasë, dalloi ku qëndron e vërteta, largoi dyshimet dhe shtoi sigurinë në Zotin e botëve.
Ai nëpërmjet duasë shëronte të sëmurët dhe të verbrit duke i ndihmuar ata në largimin e sprovave të jetës së kësaj bote me të cilat preket shpesh herë njeriu.
Ai gjithashtu nëpërmjet duasë çoi në dështim çdo përpjekje të mbretit për ta vrarë veçse me dëshirën e tij duke sfiduar nëpërmjet saj të kotën për të shfaqur vlerat e së vërtetës dhe për ti ftuar njerëzit në përqafimin e saj.

▪️Profeti alejhi selam në lidhje me vlerën e duasë thoshte:
“Nuk ka gjë më të shtrenjtë për Zotin se duaja”
E transmeton Ahmedi, Ibn Maxhe, Tirmidhiu dhe e saktëson Shejh Albani.

Dijetarët rreth kësaj vlere shpjegojnë: “Duaja është e tillë sepse ajo përmban shfaqjen e robit nevojat dhe pamundësinë e tij dhe përmban gjithashtu pranimin se Allahu i madhëruar është në gjendje t’i përgjigjet lutjes, bujar, i pasur, jo koprrac, jo i varfër dhe pa nevojë për asgjë që ta mbajë atë për vete dhe t’ia pengojë robërve të Tij”
Shih librin El-Mefatijh fij Sherh El-Mesabijh: 3/123.

Ndërsa në lidhje se çfarë mund ti kërkohet Zotit me dua thoshte Aishja -radiallahu anha-:
“ Kërkoni Allahut çdo gjë deri dhe lidhësen e nallaneve, sepse nëse Allahu nuk e mundëson, nuk arrihet ”
E transmeton Ebu Ja’la dhe e saktëson Shejh Albani.

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli