Pyetje: Cili është detyrimi i parë për krijesat (robërit e Allahut)?
Përgjigje: Detyrimi i parë për krijesat është ajo që të gjithë pejgamberët kanë thirrur dhe që njeriu është detyruar. Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem dhe e ka sqaruar kur e ka dërguar Muadh ibën Xhebelin në Jemen, ku i thotë atij: “O Muadh, je duke shkuar tek një popull që janë ithtarë të Librit, sendi i parë që do t’i thërrasësh le të jetë ‘Dëshmia se s’ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij'”. Pra, vëllezër të dashur, ky është detyrimi i parë ndaj robërve që të njësohet Allahu, subhanehu ue teala, gjatë adhurimeve dhe të dëshmojnë për Muhamedin, salallahu alejhi ue selem, se është i Dërguari i Tij. Këto dy gjëra, pra, njësimi i Allahut, pasimi dhe besimi në Muhamedin, salallahu alejhi ue selem, llogariten si dy komponentët kryesorë që veprat të pranohet.
Shejhu Uthejmini




