Përgjigje: Nëse njeriu që është duke bërë umren e bën sa’jin e pastaj tavafin, ai nuk duhet të përsërisë asgjë përveç sa’jit. Është kështu për shkak se renditja mes tavafit dhe sa’jit është vaxhib.

Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kështu i ka renditur dhe ka thënë: “Rregullat e haxhit dhe umres merrini prej meje (mësoni prej meje)”.”

Kur t’i marrim rregullat nga ai, atëherë në fillim e bëjmë tavafin e pas-taj sa’jin. Por nëse thotë se është lodhur duke bërë sajin e parë, i themi se edhe për të ka sevape, mirëpo lodhja nuk e përmirëson gabimin. Disa nga tabiinët dhe disa dijetarë kanë mendimin se nëse e bën sa’jin para tavafit me harresë apo pa dije, atëherë nuk prish punë, sikurse gjatë haxhit.

Shejh Uthejmini / “Kushtet e Fesë”